Rezoluta antikorrupsion/ “Prioritet integrimi i vendit”, avokati: Nuk pengon punën e SPAK, opozita duhet të bashkohej!

schedule13:30 - 31 Maj, 2024

schedule 13:30 - 31 Maj, 2024

Parlamenti miratoi ngritjen e një komisioni të Posaçëm antikorrupsion me 74 vota pro. Avokati Idajet Beqiri në “Tirana Live”, në ABC News komentoi qëndrimin e opozitës duke thënë se duhet të punonte bashkërisht për këtë çështje, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë me reformat pasi qëllimi kryesor mbetet rruga e integrimit europian. Më tej nënvizoi se rezoluta nuk e pengon punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Pala tjetër nëse ka pakënaqësi të ulet dhe të analizojë situatën. Por tek ne paragjykohen gjërat, nuk është fryma e bashkëpunimit dhe diskutimit. Opozita duhet të punonte bashkërisht, por nuk e ka një frymë të tillë. Ne jemi në fazën e negociatave dhe 2030 e kemi kufirin maksimal për t’u bërë anëtar të BE. De facto ne jemi pjesë e BE dhe duhet të përshtatim të gjitha gjërat siç i kanë shtetet e BE. Ky komision është në kahjen e asaj që Shqipëria të shkojë denjësisht në BE. Prioritet është mirëqeverisja dhe tjetra si do të arrijmë që ligji të zbatohet siç duhet të ketë fuqinë mbi gjithçka tjetër dhe si duhet të bëhemi efektiv në luftën kundër korrupsionit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!