Rezoluta antikorrupsion/ Elezi: Abstenimi i Rithemelimit dhe Bashës jo normal, prej kohësh u deklaruan kundra

schedule18:37 - 28 Maj, 2024

schedule 18:37 - 28 Maj, 2024

Opozita ka ende një qëndrim të paqartë në lidhje me rezolutën antikorrupsion, lidhur me faktin nëse do të jetë pjesë e komisionit të posaçëm me mazhorancës. Ndërkaq deputetë të Berishës dhe Lulzim Basha janë shprehur kundër, megjithëse kanë vendosur për abstenim.

Lidhur me këtë ka folur në “Special Report“, ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, i cili e ka konsideruar këtë veprim të deputetëve të Rithemelimit dhe Bashës jo normal, pasi prej kohësh u deklaruan kundra.

Sipas Elezit, rezoluta në thelbin e vetë është vendim dhe duhet të  ketë një produkt konkret, një mekanizëm.

“Rezoluta është një vendim që merret nga një Kuvend a nga një institucion për një x çështje të caktuar. Pra, në thelbin e vetë është vendim dhe po ta shohësh rezolutën një pjesë të vetën e ka pjesë sqaruese dhe thelbësisht vendimi ka të bëjë me ngritjen e një komisioni të posaçëm antikorrupsion. Ky është thelbi. Nëse do flasim për një vendim do të ketë një produkt konkret, një mekanizëm. Po ta shohësh në këtë aspekt, ato ç’ka thuhen aty nuk janë gjëra negative, por ajo që është për t’u diskutuar është skepticizmi në lidhje me këtë komision të posaçëm që ndërtohet. Edhe arsyet që një pjesë e mirë janë skeptik, janë arsye të forta, për shkak se ky komision antikorrupsion parlamentar në të ardhmen mund të marrë kompetenca që mund të dëmtonin punën e SPAK. Format për ta dëmtuar nuk është vetëm drejtpërdrejtë. Për shembull, ligji i funksionimit të institucionit të SPAK.

Unë mendoj që kjo është dhe arsyeja e opozitës që ka abstenuar, nuk ka kundërshtuar, sepse në thelb po ta kundërshtosh një iniciativ antikorrupsion, ku dhe opozita ka për të qene pjesë e asaj strukture të posaçme, kuptohet që është pak e vështirë. Edhe Rama ka krijuar një ndërtuar një aksion politik duhet thënë për shkak që në raport me opinionin publik të gjithë duan të krijojnë një frymë.

Rithemeli në këtë rast ka zgjedhur rrugën e abstenimit, po ta shohësh mënyrën se si e ka ndërtuar aksionin politik duhet të ishte kundra, por fakti e abstenon sepse dhe po të ishte prezent do të miratohej. Nuk është se votat e Rithemelimit apo të Bashës do e rrëzonin. Por në momentin që këta deklarohen kundra dhe japin argumenta kundra, duhet që personi që mendon kundra duhet të votojë kundra. Si në rastin e Bashës u shpreh për një kohë të gjatë kundra dhe abstenojë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!