18 persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Siberi si pasojë e përplasjes së një helikopteri. Mjeti ajror sapo ishte ngritur në fluturim ku pësoi një përplasje më një tjetër helikopter të së njëjtës bazë. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të shpejtë duke e gjetur të pa përgatitur ekipin mjekësor.
Në bord ndodheshin në total 15 udhëtarë dhe 3 pjesëtarë të eukipazhit. Situata tragjike thuhet të jetë si pasojë e rastësisë, pasi kushtet klimaterike ishin të favorshme dhe piloti kishte 6000 orë eksperiencë pune.
Ky nuk është aksident i parë i ketij lloji në Rusi, pasi në shkurt të këtij viti një tjetër mjet ajror u u rrëzua 6 minuta pas nisjes së tij duke lënë të vdekur 71 persona./abcnews.al