Rezistoi vetëm 21 minuta kundër Leipzig, rekordi negativ është i Gjasulës

schedule16:43 - 6 Qershor, 2020

schedule 16:43 - 6 Qershor, 2020

Klaus Gjasula ka barazuar rekordin e Tomasz Hajto (1998/99) në Bundesliga, si lojtari më me shumë kartonë të verdhë brenda një sezoni. Mesfushori shqiptar rezistoi vetëm 21 minuta në ndeshjen kundër Leipzig, e vlefshme për javën e 30-të në Bundesliga.

Në minutën e 21-të, futbollisti kuqezi u ndëshkua me kartonin e verdhë të 16-të, duke barazuar rekordin e Hajto 21 vite më parë. Gjasula ka dhe 6 ndeshje për të luajtur në kampionatin gjerman dhe me shumë gjasa, do të arrijë tek i verdhi nr. 17, për ta bërë të tijin këtë rekord, që duhet thënë është negativ.

LEXO EDHE: Më i keqi i të gjitha kohërave, Klaus Gjasula drejt rekordit të ri

Paderborn ka vuajtur shumë këtë sezon në elitën e futbollit gjerman dhe prej shumë e shumë javësh qëndron në zonën e ftohtë të renditjes. Aktualisht, ekipi i mesfushorit shqiptar është në vend të fundit, me vetëm 19 pikë të grumbulluara pas 30 javësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!