TIRANË- Partia Demokratike vijon aksionin mes kaosit dhe zhurmës në Kuvend, por numri i “rezistentëve” të saj është pakësuar ndjeshëm.
Me në krye Albana Vokshin dhe Luçiano Boçin, deputetët e PD-së në seancë u përpoqën vazhdimisht të pengojnë fjalën e e ministrave dhe deputetëve socialistë teksa flisnin për rendin e ditës.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pak më parë urdhëroi gardën të lë sallën e Kuvendit, ndërkohë deputetët e PD-së vazhduan sërish ankesat e tyre duke hedhur akuza mbi mazhorancën se po dhunon të drejtën e saj/abcnews.al