Depp preu gishtin gjatë sherrit me Heard, rezidenca ku ndodhi incidenti famëkeq shitet për shumën marramendëse

schedule22:34 - 6 Tetor, 2022

schedule 22:34 - 6 Tetor, 2022

Ish-rezidenca e Johnny Depp, ku ai jetonte me Amber Heard, është shitur. Bëhet fjalë për shtëpinë, në të cilën u zhvillua përleshja e tyre e madhe, e cila desh i kushtoi gishtin aktorit hollivudian. Rezidenca në Queensland ka 10 dhoma gjumi dhe 10 banja dhe është shitur për 40 milionë dollarë.

Ka gjithashtu një kinema dhe një bodrum vere, i cili mund të mbajë deri në 2000 shishe. Mirëpo, çmimi nuk i detyrohet luksit që ofron, por historisë së saj. Depp kishte bërë disa referenca për këtë rezidencë gjatë betejës ligjore me ish-gruan dhe kishte dhënë shumë detaje rrëqethëse për zënkat e tyre atje.

Incidenti ku aktorit preu gishtin, sigurisht që ka mbetur i paharrueshëm për publikun që ndoqi gjyqin, pasi Johnny Depp u kujdes që të shfaqte fotot e tij para gjykatës. Shtëpia luksoze, e njohur si ‘Diamond Head’, ka bërë histori pasi është shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një shtëpi në Queensland.

Më parë ishte në pronësi të Mick Doohan dhe është marrë me qira shumë herë nga personalitete të tjera të famshme si Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Pink.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!