Kënga “Si në andërrr” nën interpretimin e Rezarta Smaja, me kompozimin e Florian Boshnjaku dhe tekstin e Arjola Zadrimes, u shpall fituese e edicionit të gjashtë të festivalit të këngës qytetare shkodrane “Lulebore”.
Vendin e dyte e meritoi Savjana Vjerdha dhe Ademir Fresku ndërsa ne vend te trete u rendit Jozefina Simoni.
Një çmim shumë i rëndësishëm ishte edhe ai i Karrierës, të cilën juria ia akordoi Justina Aliaj, ndërsa Çmimi Simon Gjoni në nder te mjeshtrit të muzikës shqiptare iu dha këngëtarit Laorjan Ejlli.
Festivali u moderua nga gazetari Enkel Demi dhe këngëtarja Rosela Gjylbegu.
Eedicioni i gjashte i festivalit “Lulebore” për dy netë me radhë dhuroi emocione nga 16 këngëtarët qe performuan këngët e tyre duke marrë duartrokitjet e publikut dhe duke korrur kështu një sukses, pasi synon promovimi e krijimeve të reja të këngës qytetare. /abcnews.al/