Fjalimi i Profesorit Rexhep Uka shkaktoi mjaft reagime në Kuvendin e PD-së. Uka theksoi se nuk mundet që të fajësohet vetëm një person për dështimët e deritanishme. Kjo sipas tij, do të ishte gjëja më e lehtë, por është një gjë që nuk e ndihmon opozitën.
Ndërkohë që Uka kritikonte mënyrën e të bërit politikë, të pranishmit në sallë filluan të thërrisnin “Rama Ik” dhe “Lulzim Basha” duke e ndërprerë disa herë Profesorin, i cili tha se po të donin ai e linte fare fjalimin.
https://www.youtube.com/watch?v=EA2fZH2ziAE&ab_channel=ABCNewsAlbania
“Po të doni unë e lë fjalimin, por kam edhe pak për të thënë”, tha Uka duke kaluar disa paragrafë nga letra e përgatitur.
Lexoni edhe: “Ti më rrih sa të duash, por unë kësaj s’i them bukë e pjekur”: Rexhep Uka vë pikat mbi “i”, shkakton të qeshura dhe rrëmben duatrokitjet e sallës
Ndërkohë që ai mbylli fjalimin, në podium u çua Lulzim Basha duke kërkuar që të bëhet durim ndaj atyre që kanë shumë për të thënë, por nuk kanë gjetur vendin për t’i thënë ato. /abcnews.al