Rexhep Selimi reagon për mocionin e mosbesimit të LDK-së: Nuk bëhet as për Agim Veliun, e as për tarifën

schedule22:10 - 24 Mars, 2020

schedule 22:10 - 24 Mars, 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka regeguar në lidhje me konfliktet që kanë lindur mes koalicionit të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokraitke të Kosovës.

Në reagimin e tij Selimi ka thënë se kjo parti do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë. Ndër të tjera ai është shprehur se kjo parti nuk mund të kontestojë anën ligjore të mocionit, por kanë pasur rezerva për ambientin higjienik të vendit ku do të mbahej seanca.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka deklaruar në mediat kosovare se pas deklaratës së Agim Veliut nuk ka pasur më hapësira që ky i fundit të jetë ministër i Albin Kurtit.

“Nëse koalicioni ka qenë i varur nga Agim Veliu s’ka pasur pse të ekzistojë”.

Gjithashtu ai është shprehur se LDK e para e shkeli marrëveshjen e koalicionit me LVV-në kur bëri presion për taksën.

“LDK kërkoi ta heqim tarifën, duke hequr dorë nga pjesa tjetër që është shumë më e rëndësishme, e ai ishte reciprociteti. Këtu filloi krisja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!