I ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc-ja e mëngjesit” ishte i Hysni Rexhaj nga Gjakova, ku foli për pasionin që ka për kafshët. Teksa po fliste për zbutjen e kafshëve të egra, gazetari Enkel Demi ironizoi kreun e qeverisë, teksa tha: “Po ta dija këtë gjë para tre katër vjetësh do të kisha ftuar në Shqipëri të zbusje tigrin dhe ujkun e qeverisë.”
Ndërkaq, gazetari komentoi sërish teksa Rexhaj po fliste për shumëllojshmërinë e kafshëve të egra që ka në kopshtin e tij, duke thënë: “Domethënë të arrish të gjejë fjalën qeni i sharrit me ujkun pa ndërhyrjen e Luigi Sorecës, nuk ka ku të shkojë më mirë se kaq.“, ndërsa shtoi më tej:
“Mbledhja e ardhshme e Shqipërisë dhe Kosovës të zhvillohet në kopshtin tënd se besoj do të ndjehen mirë. Mbaji në kafaz të gjithë se nuk na duhen.” /abcnews.al/