Barcelona pretendon të nisë një cikël të ri dhe trajneri Ronald Koeman ka projektuar disa ndryshime në skuadrën katalanase. Modul tjetër, 4-2-3-1 dhe jo më 4-3-3. I sakrifikuari është mesfushori Sergio Busquets.
Spanjolli do të hapë krahun për momentin, pasi tekniku holandez po mendon të luajë në qendër të mesfushës me Frankie De Jong dhe Miralem Pjanic. Krahët e sulmit kanë shumë shpejtësi.
Ousmane Dembele shihet si pjesë e rëndësishme e projektit të Barcelonës dhe francezi projektohet të luajë në krahun e djathtë, kurse në të majtë i riu Ansu Fati. Messi do të bëjë regjisorin, ndërkohë që për Koeman nuk ka vend për Luis Suarez në majë të sulmit.
Antoine Griezman është i përzgjedhuri si sulmuesi kryesor i Barcelonës. Holandezi po tenton t’i japë një rol qendror kampionit të botës, madje që në fillim ia ka shprehur se te ekipi i tij do ketë të njëjtin rol që kishte pasur tek Atletico Madrid.
Kthehemi në prapavijë. Në portë Andre ter Stegen është i padiskutueshëm, kurse në krahët e mbrojtjes të preferuarit janë Semedo dhe Jordi Alba. Në qendër Pique mbetet titullar, së bashku me francezin Lenglet. /abcnews.al