Revolucioni i Gencit, gjuha e gjatë: Anëtari i Partisë së Lirisë dhe avokati i Berishës përfundon në hetim

schedule13:42 - 27 Korrik, 2024

schedule 13:42 - 27 Korrik, 2024

Avokati i njohur Genci Gjokutaj do të ndiqet penalisht për veprën penale të “ thirrjes publike për veprime të dhunshme ”.

Sektori për hetimin e krimeve kibernetike në policinë e Tiranës njoftoi se ka referuar materialet në prokurori pasi mbrëmjen e së premtes avokati Gjokutaj ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” një status ku i bën thirrje qytetarëve të ndërmarrin akte të dhunshme.

“Dilni nga shtëpitë sot. Thyeni çdo sportel që ju kërkon shpirtin. Rrihni çdo polic që mbron hajdutët. “Vrisni” çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen dhe familjen. Vetëm kështu shqiptarët mund të bëhen zotërinj dhe Shqipëria Zonjë”, ka thënë ai.

Pas nisjes së hetimeve, Gjokutaj reagoi sërish në rrjete sociale duke treguar se protesta e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunën, por me forcën e Opozitës në përballjen me Shtetin e korruptuar. Sipas kodit penal vepra e “ Thirrjes publike për veprime të dhunshme ” parashikon një dënim nga gjobë deri në 3 vite burg.

Gjokutaj është avokati që mbron ish-kryeministrin Sali Berisha i vënë nën akuzë nga SPAK për dosjen e privatizimit të-ish klubit sportive partizani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!