“Revolucioni” i dytë francez, e majta e bashkuar triumfon në balotazh

schedule23:55 - 7 Korrik, 2024

schedule 23:55 - 7 Korrik, 2024

Me mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e të dielës për të festuar për humbjen e të djathtës ekstreme në Paris.

Në mesin e kësaj feste ishin edhe mbështetësit e të majtës, Frontit të Ri popullor të cilët po festonin fitoren e tyre në këto zgjedhje parlamentare ku u renditën forcë e parë, ndonëse për të formuar qeverinë do të kenë nevojë për koalicion.

Qytetarët francezë teksa festonin humbjen e të djathtës ekstreme brohorisnin frazën “të gjithë i urrejmë fashistët”.

Zhan Luke Melonshon, kreu i Partisë të majtës ekstreme “Franca e Papërkulur” me shumë gjasë do të jetë kryeministri i Ri i Francës i zgjedhur nga Grupimi Politik I Fronit të Ri Popullor. Në  fjalën e tij ai tha se një qeveri e majtë do të bëjë bashkë njerëzit e Francës.

“E  prisja këtë fitore që të vinte dhe me lejoni t’ju them qartë s e dija. Ne kemi një linje politike që na lejon të bejmë bashke njerëzit. Nuk mund të lejonim që e djathta ekstreme të bëhej as fe, as ngjyrë lëkure dhe as gjuha jonë. Ka pasur dhjetë reforma në historinë franceze kur situatat janë përmbysur, por populli ynë ka ditur gjithmonë të vendose mbi interesat e tyre. Janë interesat e përbashkëta që na bëjnë bashke.”, ka thënë kryetari i partisë Franca e Papërkulur, Jean Luc Melenchon.

Politikanet e frontit të majtë iu bashkuan festës se fitores në Paris me një skenë gjigante ku mbajtën fjalimet e tyre përpara mbështetësve të tyre që i votuan për të dale forcë e parë në balotazhin  e kësaj të diele.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!