Revolucion në Kamzë/ Nga periferia, në mes të Greqisë e SHBA vajzat me kupa e çmime

schedule10:41 - 29 Mars, 2024

schedule 10:41 - 29 Mars, 2024

Me këto brohoritje të dala nga shpirti dhe puna e palodhshme e këtyre të rinjve, grupi i parë shqiptar që rrëmben çmimin e parë në “World of Dance-t” e shteteve të tjera është ai i “The Beat Killers”.

Disa ditë pas marrjes së këtij çmimi shkojmë të zbulojmë më tepër për këtë grup kërcimi i pozicionuar në qendër të Kamzës, me të rinj nga ky vend, që ka rrëzuar çdo tabu dhe paragjykim për artin e përkrahjen ndaj të rejave dhe zhvillimit të të rinjve.

Mes një konkurrence të fortë dhe pjesëmarrjes nga shumë vende të ndryshme të botës, grupi shqiptar I drejtuar nga koreografi Arbiol dardha ngritën trofeun e tyre në Athinë duke ngritur lart dhe emrin e vendit tonë në këtë kompeticion të kërcimit “World of Dance”.

Ky është çmimi i radhës i kësaj akademie që për grupin junior “The beat killers” sjell perfitime te shumta. Sfida e tyre e rradhes, nëse nuk ka pengesa, do të jetë “World of Dance” në Los Angelos në kompeticionin më të madh të kërcimit, drejtuar dhe krijuar nga aktorja dhe këngëtarja e famshme Jennifer Lopez.

Këto janë 7 nga 9 vajzat që ngritën trofeun në Athinë dhe rrëmbyen çmimin e parë të kërcimit hip-pop në kategorinë Junior me shumë stil dhe vetëvlerësim të lartë.

Rreth 700 të rinj, kryesisht nga Kamza po bëjnë revolucion në fushën e kërcimit duke hedhur poshtë çdo mentalitet e duke zhvilluar brezat e të ardhmes.

Jo vetëm shumë çmime të para në kompeticione kërcimi por tashmë “The Beat Killers” janë pjesë e videoklipeve të këngëtarëve më të famshëm shqiptar.

Kërcimi është ndoshta mënyra më e mirë për të rritur vetëvlerësimin e çdo fëmije dhe aq më tepër për ta përgatitur atë për të thyer çdo sfidë që jeta do t’i përballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!