Revolta e restoranteve në Itali: Do të rihapemi pavarësisht orës policore

schedule15:10 - 13 Janar, 2021

schedule 15:10 - 13 Janar, 2021

Pronarët e restoranteve në Itali kanë ndërmarrë iniciativën “Unë Hap”. Që nga 15 janari ata do të qëndrojnë hapur pavarësisht orës policore duke thënë se janë më shumë se 30 avokatët që do të merren me gjobat e tyre dhe të klientëve.

Një nga pronarët rebelë, shprehet për mediat se kjo është një çështje mbijetese, dhe se ai dhe kolegen janë në një pikë nga e cila nuk mund të kthehen më. Ai është vetëm një nga personat që ka marrë shumë gjoba pikërisht se ka mbajtur hapur restorantin pavarësisht se ishte e ndaluar.

Disa prej atyre që kanë nënshkruar shprehen se nuk është as një protestë dhe as një manifestim një ditor, por është mbijetesë, pasi cdo gjë është në klaps: nuk mund të paguajnë as nëpunësit, faturat apo kreditë. Kjo iniciativë ka marrë mbështetjen e mijëra personave, palestrave, pishinave dhe botës së spektaklit. Por dhe shumë qytetarë i mbështesin duke kërkuar hapjen e tyre

Për sa i përket sanksioneve, ata kanë marrë masat falë një task force prej 30 avokatësh si për pronarët e restoranteve ashtu dhe për klientët: Do marrim përsipër dhe gjobat e klientëve, do t’i menaxhojmë vetë dhe do të përgatisim qindra mijëra apelime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!