Revista “Time”: Ramush Haradinaj ndër 5 politikanët më të kërkuar në botë

schedule12:26 - 31 Janar, 2018

schedule 12:26 - 31 Janar, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është vendosur nga revista prestigjoze “Time” në mesin e 5 politikanëve më të kërkuar nga gjeopolitika për 2018. Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar të komentojë përmbajtjen e këtij shkrimi.

Revista amerikanë “Time” ka vendosur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në mesin e pesë personave të arratisur nga gjeopolitika, të cilët janë më të kërkuarit në botë. Në një artikull, e përjavshmja nënvizon se historitë e tyre tregojnë shumë për gjendjen e globit. I pari në listën e “Time” është ish-lideri i Katalonjës, Karles Puxhdemon, më pas vijon imami i kërkuar nga Turqia, Fetullah Gylen, themeluesi i Uikiliks, Julian Asanzh, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Mikheil Saakashvili.

Revista amerikane nënvizon se shefi i qeverisë së Prishtinës bëri emër gjatë konfliktit të viteve ’90 në Kosovë. Gjithashtu shkruan për periudhën kur Haradinaj, dikur ishte komandat i UÇK-së, i akuzuar për torturë dhe vrasje të serbëve, i cili në mungesë të provave ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës gjatë viteve 2008 dhe 2012.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për Serbinë, e cila refuzon të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe dëshiron që Haradinaj të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë e saj”, thekson Time. Duke shkruar për përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kjo media nënvizon se elita politike e Kosovës në krye me kryeministrin po tentojnë t’i shmangen kësaj Gjykate.

Ndërkohë, për këtë shkrim, mediat kosovare kanë kërkuar një reagim nga kabineti i kryeministrit Haradinaj. Përgjigja që morën ishte e prerë dhe e shkurtër: “Qeveria e Kosovës nuk komenton shkrimet e revistave”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!