Shefi ekzekutiv i Barcelonës, Ferran Reverter, ka deklaruar se klubi do të jetë në gjendje të bëjë nënshkrime si në merkaton e ardhshme të transferimeve të dimrit ashtu edhe në atë të verës.
Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike të klubit, Reverter bëri komentet optimiste gjatë prezantimit të projektit të rinovimit të Camp Nou.
“Nuk ka dyshim se Barcelona do të nënshkruajë ose mund të nënshkruajë [lojtarë] në janar dhe verë”, tha ai.
Reverter është gjithashtu i bindur se klubi mund të lidhë Ousmane Dembele me një kontratë të re, edhe pse marrëveshja e francezit skadon në verë dhe do të jetë në gjendje të largohet pa pagesë.
“Sigurisht që ne mund ta rinovojmë Dembelen”, tha ai.
“Mund të zgjasë pak më shumë në anën operacionale, sepse ne duhet ta shikojmë atë në detaje.”/h.ll/abcnews.al