Retorika e Kurtit/ Kasolli: Pavarësisht 24 shtatorit, nuk do të thotë që janë tejkaluar rreziqet që i kanosen Kosovës

schedule16:44 - 12 Korrik, 2024

schedule 16:44 - 12 Korrik, 2024

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar së fundmi, qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti. Ai ka deklaruar se në veri të Kosovës është “Green Berets” dhe është ofendim që të tregojnë se çfarë është duke ndodhur në Veri.

Lidhur me këtë deklaratë është diskutuar në emisionin “Ballkan Update”, ku analisti Afrim Kasolli ka theksuar se ishte raporti i NATO-s që përmendi situatën e brishtë të sigurisë në veri.

Ai ka shtuar se pavarësisht 24 shtatorit, nuk do të thotë që janë tejkaluar përfundimisht rreziqet që i kanosen Kosovës.

Është e vërtetë që kohët e fundit disa prej zyrtarëve të lartë të pushtetit, duke përfshirë kryeministrin Kurti, por dhe kryeparlamentarin Konjuca, kanë potensuar rrezikun që i ekziston nga ndonjë sulm i mundshëm nga Serbia. Madje, pas kritikave që mori kryeparlamentari u tërhoq dhe kërkoi falje nëse ka shkaktuar shqetësime te qytetarët e Kosovës për paralajmërimet që ka bërë për rrezikun.

Kjo tani ndahet në dy rrafshe, mbase është përforcuar retorika qe pushtetit dhe qëllimi i tyre është që ta përmirësojnë imazhin e Kosovës. Mund të jetë dhe ky qëllimi që ta portretizojnë Serbinë si një vend agresor që kërcënon paqen dhe stabilitetin, që Kosova është viktimë e sulmeve eventuale të saj, por në anën tjetër ky rrezik ekziston dhe nuk mund të mohohet. Për vetë faktin që ka ndodhur më 24 shtator, ka pasur tensione, nuk do të thotë që janë tejkaluar përfundimisht rreziqet që i kanosen Kosovës. Madje, trupat janë shtuar në Kosovë”, u shpreh ndër të tjera Kasolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!