Dritan Resuli, zëvendëstrajneri i Flamurtarit, pas ndeshjes me Teutën foli për emisionin “Gol pas Gol” në Supersport: “Ka qenë një nga ndeshjet më të mirë që kemi bërë. Kemi futur edhe të rinjtë. Bëmë dy modifikime për shkak të mungesës së Ribaj. Çunat i zbatuan detyrat, kishim momente të mira dhe vështirësi. E menaxhuam situatën pas golit të barazimit. Kishim edhe mundësi shënimi më pas”.
“Afrimi i tre brazilianëve na ka dhënë ndryshim në anën sulmuese. Na ka penalizuar shumë mungesa e lojtarëve, duke përshtatur lojtarë në pozicione të ndryshme. Kemi punuar shumë në stërvitje dhe kjo ka sjellë ndryshim”.
“Ruajtja e këtij grupi? Unë flas për gjendjen aktuale. Kemi shpresa te një grup lojtarësh që po rritet. Nuk jam personi përgjegjës për të dhënë një përgjigje”. /abcnews.al