“Restoranti prej 3 javësh i mbyllur”, rrëfimi i biznesmenit: Shteti të krijojë lehtësira për ne

schedule14:53 - 26 Mars, 2020

schedule 14:53 - 26 Mars, 2020

Baret dhe Restorantit ishin bizneset e para që morën urdhër nga qeveria për të mbyllur aktivitetet e tyre për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“ABC News” ishte në periferi të Tiranës ku pronari i një restoranti tregon se çfarë ndodh me të ardhurat e familjes së tij pas mbylljes së biznesit dhe si vendosi të sakrifikojë të ardhurat përballë rrezikut të Covid-19.

Shpresa e vetme që kriza të mos i godasë fort këto biznese dhe ekonomitë e punonjësve të tyre është ndërhyrja dhe mbështeja nga qeveria, e cila tashmë ka miratuar një paketë lehtësuese.

Jani u rikthye sot në restorantin e tij afro 3 javë pasi vendosi ta mbyll si pasojë e përhapjes së koronavirusit.  Nga 9 marsi kur Ministria e Shëndetësisë sinjalizoi rastin e parë me Covid-19 në Shqipëri,  pronari i këtij restoranti në periferi të Tiranës gjykoi se më të rëdnësishme se fitimet është shëndeti i familjarëve dhe klientëve që ishhte mësuar të mirëpresë. Ambjentet në të cilat ka investuar gjithë punën disa vjeçare në emigracion, prej afro 3 javësh Jani i sheh të boshatisura.

“Biznesi me mbylljen tij ka pasoja ekonomike. E kemi biznes familjar dhe shpresojmë që të kalojë sa më shpejt”, shprehet ai.

Kur ditët dhe javët kalojnë, mungesa e punës në një biznes familjar duket se ka dhënë efektet e para.

“Bizesi me mbylljen tij ka pasoja ekonomike, shpresojmë që sa më shpejt të hapet. E kemi biznes familjar dhe shpresojmë që të kalojë”, shprehet ai.

Ishte mësuar që orët t’i kalonte sëbashku me bashkëshorten në kuzhinën e tij të vogël në përgjigje të kërkesave të klientëve, por thotë se në situatën në të cilën është vendi asgjë nuk ka më shumë vlerë se Shëndeti.

“Kemi kontakt të drejtëpërdrejtë me klientin dhe për të ruajtur shëndetin e të gjithëve ishte e domosdoshme marrja e kësaj mase”, thotë ai.

Ka besim që ndërhyrja e institucioneve shtetërore do të jenë e vetmja mënyrë për të dhe biznese të tjera për të kaluar pa kosto të mëdha efektet e pandemisë.

“Biznesi ka pagesat që kryen, taksat, sigurimet shoqërore, energjinë elektrike apo punonjësit. Shpresojmë që këto masa të kenë lehtësime”, tho ai.

Pasi largohet nga restoranti i tij, ka shpresa se pandemia do të kalojë shpejtë dhe shqiptarët nuk do të kenë më frikë për të qëndruar bashkë dhe për të gëzuar ditët që me siguri nuk do të ngjallin frikën dhe trishtimin e atyre që po lëmë pas./abcnews.al