Restaurohet Kisha e Kuvendit të Arbrit/ Nismë e Dom Nik Ukgjinit, mbështetur nga shumë donatorë

schedule15:42 - 19 Nëntor, 2023

schedule 15:42 - 19 Nëntor, 2023

Kisha e Kuvendit të Arbrit në Merqi të Lezhës, është restauruar plotësisht për të pritur besimtarët.

Ky objekt kulti, monument kulture dhe me një rëndësi të veçantë në historinë e Shqipërisë u kthye në identitet falë nismës së Dom Nik Ukgjinit dhe mbështetjes së shumë donatorëve.

Perfaqësues të klerit, pushtetit vendor dhe banorë të Lezhës ishin të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të kishës.

Ipeshkevi i Lezhës, Ottavio Vitale, tha se kisha është dëshmi i historisë shqiptare dhe e një kuvendi që vendosi për fatin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.

Disa nga vendimet e marra ne Kuvendin e Arberit, qe u mbajt ne kishen e Shen Gjon Kryepremit ne Merqi te Lezhes ishin kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX. Fillimisht u realizuan botime fetare në dialektin e geg dhe aktet e këtij kuvendi u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!