“Respektoni mundin e gjakun e policëve”, Rrumbullaku: Jam i gatshëm të përgjigjem për Lear Kurtin

schedule10:28 - 25 Tetor, 2022

schedule 10:28 - 25 Tetor, 2022

Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare ka nisur me debate të ashpra. Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj kërkon që drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku të përgjigjet për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Ferdinand Xhaferraj: Nuk mund te bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë. Nuk mund të vijojmë në këtë formë. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar nga ana tjetër se është i gatshëm të përgjigjet për rastin e vdekjes së 32-vjeçarit Lerat Kurti.

Muhamet Rrumbullaku: Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA. Kërkesat e deputetëve për Lear Kurtin jam i gatshëm brenda 48 orëve të vij të përgjigjem, edhe për rastin e  Rashës mund t’ju përgjigjem. Jo gjithçka që thuhet në media është reale. Respektoni mundin e gjakun e policëve.

Ndërsa deputeti i PD-së, Ervin Salianji drejtoi gishtin nga policia e shtetit për vdekjen e të riut.

Ervin Salianji: Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë përfshirjen e drejtuesve të lartë të shtetit në paligjshmëri, në moszbatim të ligjit dhe në përfshirjen e manipulimeve kriminale. Nuk i bën mirë Policisë së Shtetit mbrojtja e paduhur. Edhe në ngjarjen e fundit nëse nuk do kishte nxitim për manipulim të ngjarjes, pa diskutim që nuk do ishim këtu. Këtu ka një shqetësim, që policia që duhet të ruajë qytetarët mos t’i vrasë. Ne mbështetjen e japim, por që ta kapet me zë dhe figurë në manipulim të ngjarjes. Drejtori i AMP-së, famozi i njohur për manipulimet si në rastin e Rashës, Elbasanit dhe ky i fundit. Ore ju do distancohuni, punonjësit e policisë e ngrinin një qenie njerëzore sikur të ishte thes./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!