Reshjet, situata drejt përmirësimit në Vlorë/ Në zonat më problematike uji ka filluar të tërhiqet

schedule10:52 - 13 Janar, 2025

schedule 10:52 - 13 Janar, 2025

Situata e krijuar si rrjedhojë e reshjeve të shiut në Vlorë, mëngjesin e kësaj të hëne është përmirësuar. Në zonat më problematike uji i shiut ka filluar të tërhiqet.

Akset që deri në orët e vona të mbrëmjes notonin nën ujë sot janë totalisht të kalueshme. Nuk ka prezencë të ujit në aksin e lagjes Pavarësia nr3 në rrugën “Kosova” zona e Skelës si dhe në zonën pranë biblotekës së Vlorës lagjen “29 nëntori”.

Ka ende prezencë të ujit në lagje, zona periferike kryesisht në oborret e banesave dhe në hyrjet e pallateve. Në lagjen periferike “Kushtrimi’, mbi 20 banesa janë të rrethuara nga uji dhe banorët nuk dalin dot nga shtëpia.

Po ashtu edhe në aksin rrugor Kuç-Qeparo, mbrëmjen e djeshme, për shkak të reshjeve te shiut ka pas shkarje dherash gjë që ka sjellë bllokim të këtij aksi për disa orë dhe është dashur ndërhyrja e fadromave të bashkisë së Himarës për hapjen e rrugës. Në qytet, mëngjesin e kësaj të hëne ka prezencë të baltës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!