Shtëpia muze e familjes Çami në Gjirokastër rrezikohet nga shirat e vjeshtës. Një pritë provizore e ndërtuar anash shtëpisë mendohet të shmangë përkohësisht dëmtimin e kësaj banese me vlerë historike.
Shirat e nëntorit erdhën si këmbanë alarmi për një tjetër shtëpi karakteristike në Gjirokastër. Bëhet fjalë për banesa e familjes Çani, Monument Kulture i Kategorisë së Parë së cilës i është shembur muri anësor. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër Vasil Polo tha se është ndërhyrë menjëherë për të shmangur emergjencën, duke mos rrezikuar jetën e banorëve. Sipas tij u bë një pritë provizore përforcuese duke hequr një pjesë të gurëve për të parandaluar shembjen totale të banesës, ndërsa është izoluar kalimi i qytetarëve në rrugën “Lufta e Mashkullores” dhe në rrugen “ Papavangjeli”.
Këto janë banesa të braktisuara nga të zotët thotë Polo dhe sipas tij janë me dhjetra banesa të tjera të braktisura tek të cilat është bërë një ndërhyrje me kapital dhe në një pjesë të tyre, priten të akordohen fonde për të ndërhyrë. /abcnews.al