Gjatë natës në Elbasan, reshjet shkaktuan jo pak probleme. Për pasoje pati rënie të gurëve dhe të inerteve në rrugë. Te Kthesa e Murrashit në rrugën Elbasan-Librazhd lëvizja e mjeteve u bllokua, por me ndërhyrjen e Emergjencave Civile në mëngjes rruga u hap.
Ndërkohë gazetari i ABC News raporton se reshjet kanë rritur prurjet e përrenjve në disa fshatra si Peqin, Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd, të cilat kanë vërshuar edhe në rrugë duke i përmbytur me ujë, baltë dhe inerte.
Por sipas shefit të shtabit të emergjencave në prefekturën e Elbasanit, Mustafa Arapi, situata është nën kontroll dhe aktualisht nuk ka probleme./abcnews.al