Reshjet në Durrës, qyteti në vështiresi

schedule10:40 - 4 Nëntor, 2019

schedule 10:40 - 4 Nëntor, 2019

Reshjet e dendura të shiut  që kanë përfshirë qytetin e Durrësit kanë bërë që në disa lagje të ketë prezencë të madhe uji. Kryesisht kjo gjendje është konstatuar në zonat periferike të qytetit bregdetar ku rrugët janë mbuluar nga uji. Ndërsa në segmentet kryesore situata nuk paraqitet problematike.

Por reshjet  kanë  krijuar vështirësi në qarkullim, ku trafiku paraqitet i rënduar në nyjat kyçe të qytetit.Vështirësi në lundrim kanë hasur edhe dy tragete e linjës Bari-Durrës.

Sipas kapitenerisë së portit, tragetet pritet të ankorohen me disa orë vonesë për shkak të detit  të dallgëzuar, ku forca arrin deti në 7 balle.

Per arsye sigurie është kërkuar që anijet e peshkimit të bëjnë kujdes në lundrim, duke rekomanduar që të mos dalin në det. Ndërsa ato tregëtare vijojnë aktivitetin normalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!