Reshjet, KESH: Shkarkimet me minimum, nuk ndikon në zonën e nën Shkodrës

schedule17:42 - 25 Janar, 2021

schedule 17:42 - 25 Janar, 2021

Korporta Elektroenergjitike Shqiptare ka njoftuar mbi situatën në hidrocentrale ndërkohë që disa zona janë përfshirë sërish nga përmbytjet, pas reshjeve të shiut të orëve të fundit.

KESH bën të ditur se prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Kreu i KESH, Benet Beci është shprehur se shkarkimet janë në minimum, dhe nuk ndikon në zonën e nën Shkodrës.

Njoftimi i plotë:

Korporta Elektroenergjitike Shqipëtare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

  • HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!