Foto ilustruese
Rreshjet e shiut, të rëna me intensitet të lartë përgjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëmtime në banesën e një të moshuare në fshatin Pëllumbas, në bashkinë Kuçovë. Mesohet se 80-vjeçarja Feride Hysaj jetonte e vetme në këtë banesë që u dëmtua, pasi fëmijët jetojnë jashtë shtetit.
Sapo ka vërejtur se diçka po ndodhte me shtëpinë e saj,e moshuara ka dalë jashtë banesës,ndërsa pak minuta më vonë një pjesë e banesës është shembur.
Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë së Kuçovës,të cilët po punojnë për të saktësuar shkaqet e dëmtimit të banesës,ndërkohë që e moshuara nuk ka pësuar lëndime dhe është strehuar provizorisht tek të afërmit e saj. /abcnews.al