Bazuar në informacionet e mbërritura në Qendrën e Bashkuar Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm ju bëjmë më dije situatën në vend deri në orën 9:00. Forcat e Armatosura janë të angazhuara në të gjitha qarqet që kanë paraqitur probleme. Aktualisht angazhimi kryesor i FA është në qarkun e Shkodrës në ndihmë të banorëve në vështirësi.
Qarku SHKODËR
Bashkia Vau-Dejës: Njësia Administrative Bushat, janë përmbytur 300 ha tokë dhe 10 ha jonxhë në fshatin Fshati i Ri, si dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit.
Bashkia Shkodër:
Njësia Administrative Dajç, janë përmbytur 430 ha tokë.
Në fshatin Darragjat 10 ha tokë nga të cilat 5 ha janë të mbjella foragjerë.
Në fshatin Shirq 110 ha tokë nga të cilat 40 ha janë të mbjella foragjerë.
Në fshatin Mushan 35 ha tokë nga të cilat 30 ha janë të mbjella foragjerë.
Në fshatin Sukaj 50 ha tokë, nga të cilat 5 ha janë të mbjella foragjerë.
Në fshatin Dajç 275 ha tokë, nga të cilat 10 ha janë të mbjella foragjerë.
Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Është i kalueshëm vetëm me mjete të larta.
Në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës.
Në Njësinë Administrative Bërdicë janë përmbytur rreth 20 ha tokë.
Prurjet e lumit Drin janë rritur shumë.
Njësia Administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1000 ha tokë, si dhe 370 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative.
Në fshatin Obot janë përmbytur 310 ha tokë.
Në fshatin Oblikë 290 ha tokë.
Në fshatin Muriqan 400 ha tokë.
Në fshatin Obot, Forcat e Armatosura nga Reparti Ushtarak Vau-Dejës kanë shkuar për ndihmë për transportimin e komunitetit me 1 mjet transporti dhe 2 varka.
Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2.
Në Njësinë Administrative Gur i Zi, konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore dhe janë gërryer rreth 3 ha tokë në 800 ml gjatësi.
Në fshatin Kuç dhe Vukatane janë përmbytur 5 ha livadhe.
Në aksin rrugor rural për në malin e Shoshit lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.
Aksi rrugor rural për në fshatin Bruçaj-Qafë-Thanë të Njësisë Administrative Pult është i bllokuar.
Aksi rrugor rural Mazrek, në Njësinë Administrative Gur i Zi është i bllokuar, për shkak të reshjeve të dëborës.
Bashkia Fushë Arrëz: fshati Apripë Guri është i bllokuar dhe ditën e sotme është dërguar 1 varkë nga FNSH Shkodër për ti ardhur në ndihmë kësaj bashkie.
Bashkia Malësi e Madhe: Në fshatin Gropat e Selcës, Njësia Administrative Kelmend, është dëmtuar një segment rrugor me gjatësi rreth 1000 m, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.
Në fshatin Maklaj, Njësia Administrative Shkrel, janë dëmtuar këmbët e një ure si dhe një segment rrugor me një gjatësi rreth 150m.
Në fshatin Palvar dhe Culaj, Njësia Administrative Qendër, nga përmbytja janë dëmtuar 4-5 shtëpi.
Në fshatin Kçar i Poshtëm, Njësia Administrative Gruemirë, janë përmbytur disa toka nga përroi i Rrjollit.
Qarku Dibër.
Akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë qarkun janë të qarkullueshme pa probleme.
Aksi rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, është i dëmtuar nga rrëshqitja në një segment prej 20 m. Firma kontraktore ka ndërhyrë duke e kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.
Për shkak të kësaj rrëshqitje është dëmtuar banesa e shtetasit Bexhet Murrja.
Aksi rrugor nacional Trebisht-Doganë, është i bllokuar në një segment për shkak të rrëshqitjes së skarpateve të rrugës.Firma kontraktore po ndërhynë duke e kthyer këtë segment rrugor të kalueshëm.
Bashkia Bulqizë: Aksi rrugor rural Zogjaj-Bllace është i kalueshëm, pasi kanë ndërhyrë forcat e bashkisë duke e kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.
Aksi rrugor rural që lidhen fshatrat Ternovë e Madhe dhe Ternovë e Vogël, me Njësinë Administrative Fushë Bulqizë është i bllokuar nga rrëshqitja e gurëve dhe dherave.
Në fshatin Vlashaj, Njësia Administrative Shupenzë, është dëmtuar banesa e shtetasit Femi Dani nga rrëshqitja e tokës.
Në fshatin Gjurras, Njësia Administrative Shupenzë, është dëmtuar banesa e shtetasit Qamil Teta nga rrëshqitja e tokës.
Bashkia Klos: aksi rrugor rural Xibër-Tiranë është i pa kalueshëm.
Bashkia Mat: është dëmtuar një banesë në fshatin Prell, Njësia Administrative Rukaj, për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Në 2 lagje të qytetit të Peshkopisë dhe Njësia Administrative Zall Dardhë, ka pasur mungesë me furnizimin me energji elektrike.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
Qarku Durrës.
Bashkia Krujë. Në fshatint Murqin, Mallkuç, Njësia Administrative Bubq, bashkia Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë. Prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe ka pësuar rënie. Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë.
Qarku Kukës.
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave. Firmat Kontraktore janë në gadishmëri për ndërhyrje në problematikat e shfaqura.
Akset rrugore rurale janë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave deri në rrëshqitje të skarpatave. Vazhdon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme, bashkia Kukës dhe 2 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.
Qarku Gjirokastër.
Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së masivit shkëmbor.
Në fshatin Tërbuq, Njësia Administrative Odrie, bashkia Gjirokastër, rreth 100m mbi banesat e fshatit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash. Me kërkesë të Prefektit të Gjirokastrës kërkohen specialistë nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e zonës. QKOEC menjëherë ka dërguar shkresë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe ditën e sotme pritet që specialistët të shkojnë në vendngjarje për të bërë studimin e zonës.
Qarku Korçë.
Në fshatin Kalivaç, Njësia Administrative Trebinjë, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit.
Në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës, e cila rrezikon një pikë karburanti në aksin rrugor rural Golik-Proptisht.
Bashkia Pogradec ka ngritur grupe me specialistë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën e krijuar nga këto dy rrëshqitje masive të tokës.
Me kërkesë të QKOEC pritet që të shkojnë në vendngjarje specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e zonës.
PARASHIKIMI I MOTIT.
Parashikimi i motit për sot, 8 Mars 2018.
Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Të pranishme reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Mjegullinë nëpër lugina për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga jugperëndimi.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:
Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 2°C,ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 10°C.
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 7°C,ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17°C.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 16°C.
Parashikimi i motit për nesër, 9 Mars 2018.
Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira kalimtare deri në mesditë. Më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Reshje shiu të izoluara në veriperëndim.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga jugperëndi./abcnews.al