Reshjet e shiut, shkarje dherash në Gjirokastër

schedule09:12 - 19 Mars, 2018

schedule 09:12 - 19 Mars, 2018

Një shkarje masive ka ndodhur në rrugën Tepelenë–Gjirokastër për shkak të reshjeve intensive të shiut të rëna gjatë natës. Rruga është dëmtuar në orën 5:00 të mëngjesit në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” dhe lëvizja e mjeteve për disa orë u be vetëm në një sens. Me ndërhyrjen e firmës mirëmbajtëse aktualisht në funksion janë të dy kahët e rrugës, por ka shumë baltë. Për këtë qellim, punonjësit e firmës dhe policisë po e monitorojnë qarkullimin në vazhdimësi. /abcnews.al