Reshjet e shiut përmirësojnë prodhimin e energjisë elektrike, rriten të ardhurat për KESH

schedule16:31 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 16:31 - 11 Dhjetor, 2022

Reshjet intensive të shiut gjatë kanë përmirësuar nivelin e ujit në kaskadën e Dirinit. Mësohet se reshjet e rëna gjatë natës kanë ndikuar në shtimin e prurjeve në kaskadë ndërsa niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rritur në 285.6 metra i cili rezulton i kënaqshëm, por nën mestaren historike për këtë periudhë.

Prurjet përllogariten se arrijnë në 530 metër kub në second. Korporata Elektroenergjitike po plotëson kërkesën për furnizim me energji elektrike dhe që prej disa javësh është ndalur importi.

Madje në ditët e fundit është shitur një sasi e energjisë elektrike e cila ka ndikuar në shtimin e të ardhurave të KESH.

Në varësi të reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit institucionet pritet të vendosin nëse do të aplikojnë ose jo faturimin me fashë të energjisë elektrike për abonentët familjarë.

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka lënë në fuqi  vendimin sipas të cilit kush shpenzon më tepër se 800kËh energji elektrike në muaj do të faturohet me 42 lekë nga 9.5 që është aktualisht.

Qeveria anuloi aplikimin e fashës për muajin  tetor dhe nëntor  me arsyetimin e rënies së konsumit të energjisë, por edhe uljen e çmimeve me të cilën energjia po shitet në bursë.

KUOTAT NË FIERZË

Niveli              286.5 metra

Prurjet            530 m3

/abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!