Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e shiut nuk ndalin qytetarët e Kosovës drejt bregdetit, radhë të gjata në Morinë

schedule08:26 - 18 Korrik, 2020

schedule 08:26 - 18 Korrik, 2020

Pika kufitare e Morinës u ngarkua që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hyjnë në Shqipëri përmes Morinës.



Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare.

Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë.

Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!