Reshjet e shiut dhe dëborës, kjo është situata në Lezhë dhe Korçë

schedule09:09 - 23 Janar, 2023

schedule 09:09 - 23 Janar, 2023

Si pasojë e motit të keq, situata vazhdon të jetë problematike në disa zona të vendit tonë.

Në raportin e ditës sotme, mësohet në Lezhë vazhdojnë të jenë nën ujë gati 350 hektarë tokë, ndërsa kuota e lumit Drin është kritike.

Në Mirditë nuk raportohen probleme, ndërsa reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët.

Në Korçë si pasojë e reshjeve të dëborës nuk ka akse rrugore të blloluara, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Situata në Lezhë:

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 23.01.2023, ORA 08:30
Në territori i Qarkut Lezhë n ka patur rreshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi.
Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (kuotë e cila është shumë afer normales, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota – 0.15 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovori Shllinza kuota -1.2 m nga – 0.5 m kuota kritike.
Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 100 ha tokë të përbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 150 ha.
Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 100 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.
Në total si qark kemi rreth 350 ha tokë bujqësore të përbytur. (100 ha bashkia Kurbin dhe 250 bashkia Lezhë).
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.
Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Situata në Korçë:

Në Qarkun Korçë gjatë natës ka patur reshje shiu/dëbore me intesitet deri mesatar.
Rreshjet kane qene në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trasheëia deri 10 cm. U punua për M.Dimërore pastrim dhe kriposje.
Kushtëzuar nga sasia e rreshjeve dhe temperaturat u punua nga Kontraktoret ne kontroll te akseve rrugore.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore.
Rekomandohet përdorimi i gomave dimerore gjatë periudhës dimërore.
Kontraktoret janë në gadishmëri për Mirembajtje Dimerore nisur edhe nga parashikimet e motit me rreshje shiu/debore, ne oret ne vijim.
Sektori M.Rruga Korçe. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!