Reshjet e ditëve të fundit, ndotet uji i pijshëm në Berat

schedule11:40 - 6 Shkurt, 2018

schedule 11:40 - 6 Shkurt, 2018

Reshjet e ditëve të fundit në Berat kanë ndotur ujin e pijshëm. Banorët thonë se në rubineta del ujë me baltë dhe është i pakonsumueshëm. Qytetarët u janë drejtuar dyqaneve për të blerë ujë të pijshëm, kusre shërbimet dytësore janë detyruar t’i përballojnë po me ujë të ndotur. Për banorët e Beratit kjo nuk është hera e parë që uji ndotet në këto përmasa të tilla. Nga ana tjetër burime pranë Ndërrmarjes së Sh. a Ujesjellës Kanalizimeve bëjnë me dije se që në orët e para ka nisur klorifikimi i ujit të pijshëm./abcnews.al