Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e dendura të shiut, disa rrugë mbulohen nga uji në Lezhë, probleme dhe në shkolla

schedule08:23 - 19 Janar, 2023

schedule 08:23 - 19 Janar, 2023

Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të lartë në të mesëm që nga ora 05:00 e mëngjesit, të shoqëruara dhe me erëra të fortë deri në nivelin e një tufani. Përmbytjet në disa lagje të qytetit kanë vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Siç shihet dhe nga pamjet, oborret e disa shkollave janë përmbytur duke bërë që nxënësit dhe mësuesit të mos hyjnë dot në klasa. Nga ora 6:00 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në hidrovorin e Tales, si pasojë e dëmtimit të linjës elektrike nga era e fortë. Po punohet për riparimin e saj sa më shpejt.



Kuota lumit Drin është në nivelin e mëngjesit,(+1.1 m, nga +2.0 m që është kuota kritike), kurse kuota e lumit Mat ka rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, (250 m³/s, por pa krijuar probleme. Hidrovorët janë gadishmëri. Ka vërshim ujerash të mëdha në qytetin e Rubikut por pa dëmtime.

Në shumicën e fshatrave të bashkisë Mirditë ka mungesë energjie elektrike. Theksojmë se për shkak të motit të keq, kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!