Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile, për situatën e përmbytjeve.
Kryeministri Edi Rama tha se shteti do të jetë pranë qytetarëve të prekur nga përmbytjet.
“25 mln euro janë investuar vitin e shkuar për infrastrukturën e kullimit. Këtë do të investohet afro 8% më shumë. Janë përforcuar masivisht argjinaturat që binin nga të katër anët. Kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin reshtur së punuari prej vitesh. Investimi ynë më i suksesshëm ka transformimi i Emergjencave, Ushtrisë, që ishin të veshur sa më keq. Shqipëria nuk reagoi njësoj si dikur, sot Shqipëria është krejt tjetër, reagimi dhe mbrojtja dhe garancitë për familjet e dëmtuara janë krejt tjetër. Ka qenë shumë pak aftësia mbrojtëse e infrastrukturës tonë.”, tha Rama.
Gjithashtu ai nënvizoi se edhe të dëmtuarve këtë herë do t’i qëndrojnë me dinjitet, njerëzor dhe se puna intensive apo mobilizimi i pandalur 24 në të gjitha zonat ku është nevoja do të vazhdojë e pandërprerë.


