Reshjet e dëborës paralizojnë rrugët në Maqedoni

schedule12:52 - 27 Shkurt, 2018

schedule 12:52 - 27 Shkurt, 2018

Edhe në Maqedoni situata si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta,  paraqitet me probleme, sidomos në trafikun rrugor. Ministria e Brendshme konfirmoi të paktën tre aksidente paraditen e së martës.

Reshjet e dëborës kanë paralizuar pjesën më të madhe të rrugëve në Maqedoni ku tashmë vetëm rrugët kryesore janë pastruar, ndërsa ato dytësore mbeten të bllokuara. Por dhe trotuarët janë me shtresa akulli duke bërë të pamundur përdorimin e tyre nga qytetarët. Këta të fundit kritikojnë autoritetet duke thënë se ishte parashikuar para një jave që do të kishte ulje të temperaturave dhe reshje dëbore, por pavarësisht kësaj nuk janë marrë masa.

Deri tani janë 25 personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e rrëshkitjeve në rrugë nga ngricat.

Ndërsa Ministria e Brendshme konfirmoi të paktën tre aksidente rrugore gjatë paradites të së martës në Ohër, dhe Shkup, ku mbetën të plagosur gjashtë persona, dy nga të cilët në janë në gjendje të rëndë.

Për shkak të situatës së krijuar me reshjet e shumta të dëborës gjatë ditës së sotme në Shkup, është reduktuar dhe numri i autobusëve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!