Reshjet e borës zbardhin Llogaranë në ditën e fundit të vitit

schedule10:29 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 10:29 - 31 Dhjetor, 2018

Reshjet e Borës kanë zbardhur plotësisht Parkun Kombëtar të Llogarasë në orët e para të mëngjesit të 31 dhjetorit. Qarkullimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë dhe i rrezikshëm në rrugën e Llogarasë për shkak se bora ka ngrirë. Autoritetet vendore dhe ato të policisë, kanë apeluar që drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhirë për t’u ngjitur dhe zbritur nga kjo pikë turistike, por që në periudhën e dimrit paraqet rrezikshmëri të lartë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!