Reshjet e borës, si paraqitet situata në akset rrugore në Korçë

schedule10:17 - 23 Mars, 2021

schedule 10:17 - 23 Mars, 2021

Në qarkun e Korçës kanë vijuar gjatë natës reshjet e dëborës me intensitet të ulët. Ndërsa në zonat mbi 950 m reshjet kanë qenë të shoqëruara edhe me erë. Edhe në këto momente, reshjet e borës vijojnë të jenë të dobëta.

Trashësia varijon nga 2 cm – 7 cm, zona e Voskopojës Qafa e Qarrit, rruga e Dardhës. Në rrugë nuk ka probleme dhe kalimi bëhet pa zinxhirë. Kontraktorët thuhet se po rrinë në gatishmëri pasi nga parashikimi i motit për orët në vijim pritet reshje dëbore dhe temperatura të ulëta. sb/abcnews.al/