Reshje e dëborës janë rikthyer sërish në qarkun e Korçës. Reshjet e borës kanë qenë prezente që prej orëve të para të mëngjesit, në lartësinë mbi 1300 m.
Në Dardhë dhe në Voskopojë trashësia e dëborës ka arritur në 5-10 cm. Ndërkohë kontraktorët ndodhen në terren për çdo situatë, ndërsa po bëjnë të mundur edhe kriposje të rrugës.
Aktualisht nuk raportohet për vështirësi apo problematika në qarkullimin e automjeteve.
/abcnews.al/