Reshjet e borës gjatë natës në Qafën e Llogarasë kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Trashësia në rrugë kryesore ka arritur 20 cm dhe policia udhëzon drejtuesit të mos lëvizin pa u pajisur me zinxhirë. Për disa orë gjatë natës dhe herët në mëngjes ky segment ka qenë i pakalueshëm. Por me hedhjen e kripës dhe ndërhyrjen e borëpastruesve situata duket më e përmirësuar. Reshjet e borës ndërkohë kanë pushuar dhe firmat e mirëmbajtjes po tentojnë të kontrollojne dhe pastrojnë gjithë segmentin./abcnews.al