Reshjet e dendura të shiut dhe breshëri, që përfshinë gjatë pasdites qytetin e Elbasanit, përmbytën disa banesa në këtë qytet.
Më keq paraqitet situata në lagjen “5 Maji”, ku si pasojë e përmbytjeve shiu ka vërshuar nëpër banesat e banorëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në disa banesa lartësia e ujit ka arritur deri në 50 cm, duke nxjerrë jashtë funksionet pajisje dhe elektro-shtëpiake, por edhe duke dëmtuar muret e ndërtesave.
Në bashkinë e Elbasanit është ngritur menjëherë shtabi i emergjencës, që ka verifikuar situatën në vend. Pranë banorëve ishin edhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist deputeti Taulant Balla, kryebashkiaku Qazim Sejdini etj. Pas verifikimit të situatës në vend Balla premtoi mbështetje për banorët.
Lagja ”5 maji” është më e varfra në qytetin e Elbasanit./ABC News Albania 24/7