Reshje shiu dhe dëborë në zonat e thella, parashikimi i motit për sot

schedule07:40 - 2 Prill, 2023

schedule 07:40 - 2 Prill, 2023

SHQIPËRI- Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit. Parshikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje shiu në veri dhe pjesërisht në qendër, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.  Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore edhe në zonat juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!