Shqipëria prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e ujit, me qindra shtëpi të përmbytura dhe dhjetëra familje të evakuuara.
Në studion e ‘Real Story’ debati mes dy të ftuarve konsistoi në shkakun e përmbytjeve, a ishin ato për shkak të ndërtime pa kriter dhe menaxhimit të dobët pre dhe post shirave, apo reshjet ishin të përmasave të jashtëzakonshme dhe përmbytjet ishin të paevitueshme?
Ish prefekti i Vlorës Plator Nesturi tha se reshjet nuk ishin të përmasave ekstreme dhe se ka të bëjë me menaxhimin e situatës, ndërsa inxhinieri Arben Meçe tha se reshjet ishin të përmasave biblike.
Nesturi: Kjo ka të bëjë me menaxhimin; çdo prefekt jep detyrat për pushtetin vendor. Për këto çështje ka fonde; nëse nuk bëhen veprimet nga shteti, si hapja e digave apo zgjidhja e problematikave të tjera, dhe deklarohet që janë kryer pa u bërë realisht, krijohet problem tjetër. Nëse themi që bordet duhet të hapin kanalet, është një çështje tjetër. Nuk është bërë nami! Nuk është çështje që të rrjedhin qiellërat.
Mece: Kesaj situate këtu, më thuaj çfarë do të bësh. Kjo është ajo që po studiojmë; gjithë zona në Fier që nga 2017 ka qenë plot me ujë, tani është e thatë për shkak të digës që u ndërtua. Ndodhin situata të tilla sepse prurjet janë biblike, nuk janë të zakonshme.Nesturi: E di çfarë do të thotë të dalë uji në autostradë; kjo do të thotë që Novoselë të jetë e përmbytur.
Mece: Kur është projektuar, analizat që kemi bërë kishin parashikuar prurjet që do të vinin, por nuk u morën parasysh për autostradën që u ndërtua tani. Ka pasur gabime. Tek përmbytja te City Park ndodhi për shkak se ishin vendosur prita nga blloqe betoni. Ne bëjmë ndërtime që cenojnë raportin natyror të ujërave.
Platori: Prapë po them që nuk janë përmasa biblike. / abcnews.al /


