Reshje bore në veri e verilindje

schedule11:30 - 20 Shkurt, 2018

schedule 11:30 - 20 Shkurt, 2018

Reshjet e borës kanë krijuar probleme serioze në zonat e thella të veriut dhe në verilindje. Në qytetin e Kukësit bora arriti trashësi 5 cm, kurse në zonat e thella rurale mbi 20 cm. Po kaq borë pati gjatë natës edhe në Rrugën e Kombit çka vështirësoi lëvizjen e mjeteve. Gjatë orëve të para të mëngjesit rruga ishte e hapur për shkak të borëpastruesve që punuan gjatë gjithë natës. Por ndryshe paraqitet situata në të gjitha rrugët rurale, të cilat kalohen vetëm me zinxhirë. Në rrugën Kukës- Shishtavec ka patur përsëri rënie gurësh. Edhe në Dibër të gjitha rrugët kalohen vetëm me zinxhirë. Segmenti drejt Stebleves është i pakalueshëm, pasi aty bora ka arritur trashësinë 70 cm. Kurse zona e Lurës është e izoluar prej disa ditësh./abcnews.al