Reshjet e borës që kanë rënë natën në qarkun e e Gjirokastrës kanë sjellë dhe problemet e para . Të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Gjirokastër janë të bllokuara.
Në bashkinë Libohovë trashësia e dëborës është rreth 30 centimetra, ndërsa punohet për hapjen e rrugës kthesa e Libohovës për të hyrë në qytet.
Në bashkinë Dropull të gjitha njësitë administrative janë të bllokuara.
Në bashkinë Tepelenë janë të bllokuara disa njësi administrative dhe trashësia e borës është mbi 35 cm. Në qytet ka rreth 25 cm borë.
Në bashkinë Memaliaj janë të bllokuara njësitë administrative Buz, Luftinjë, dhe fshatrat Gllavë, Maricaj, Arrës, Zhapokikë. Në njësitë administrative Krahës dhe Qesarat fshatrat Levan , Allkomemaj, Kamçisht, Xhaxhaj, Koshtani, Toç janë të bllokuar.
Me vendim të Drejtorisë Arsimore Gjirokaster procesi mësimor në të gjithë territorin e qarkut nuk do të zhvillohet dhe do të zëvendësohet në një kohë të dytë. /abcnews.al