Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reputacioni i Kosovës është dëmtuar”/ Flet ish-ambasadori amerikan: Imazhi më i keq në 16 muajt e fundit

schedule17:26 - 3 Qershor, 2026

schedule 17:26 - 3 Qershor, 2026

Reputacioni i Kosovës në Uashington është dëmtuar seriozisht gjatë 16 muajve të fundit për shkak të paqëndrueshmërisë politike, zgjedhjeve të përsëritura dhe bllokadës institucionale

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për Kosova Online theksoi se SHBA-të do ta mbajnë nën vëzhgim rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë edhe pas 7 qershorit.
“Mendoj se Uashingtoni do të vëzhgojë me shumë kujdes nëse qeveria e re do të arrijë të zgjedhë presidentin, dhe të kryejë funksionet themelore të qeverisjes, me të cilat Kosova është përballur gjatë disa cikleve zgjedhore në 16 muajt e fundit”, është shprehur Hovenier.

Edhe njëherë Hovenier ka theksuar se Uashingtoni nuk mbështet parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e brendshme të Kosovës. Ajo që kanë bërë SHBA-të është të dërgojnë sinjale shumë të qarta politike për atë që presin nga çdo qeveri e ardhshme.



“Pezullimi i Dialogut Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës vjeshtën e kaluar, gjatë qeverisë teknike të Albin Kurti, sipas mendimit tim ishte një mesazh i rëndësishëm. Kjo nuk ishte mbështetje për ndonjë parti opozitare, por një mesazh i qartë se gjendja ekzistuese ishte e papranueshme për Uashingtonin”, tha Jeffrey Hovenier, ish-ambasador i SHBA në Kosovë.

Pyetjes se sa ka ndikuar kjo krizë në pozitën e Kosovës në Uashington Hovenier i është përgjigjur qartë.

“Mendoj se reputacioni i Kosovës në Uashington ka pësuar një goditje serioze gjatë 16 muajve të fundit. E them këtë si dikush që ka investuar me vite në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës dhe për të cilin kjo marrëdhënie ka rëndësi të madhe. Uashingtoni bashkëpunon më mirë me partnerë që janë të parashikueshëm dhe të aftë të realizojnë atë që premtojnë”, u shpreh ai.

Hovenier nuk ka harruar të theksoj edhe kostot financiare të kësaj situate politike.

“Kosova rrezikon të humbasë miliona euro nga Plani i Rritjes dhe nga burime të tjera financimi nëse reformat kyçe nuk miratohen. Prandaj, për rikthimin e besimit do të nevojitet shumë më tepër se fjalë. Qeveria e re duhet të tregojë seriozitet”, ka thënë ai.

Në fund, Hovenier është i qartë dhe për ndikimin rajonal. Ai tha se ajo që ndodh në Kosovë nuk mbetet vetëm në Kosovë. Çështja e marrëdhënieve të Prishtinës me fqinjët e saj, e veçanërisht me Serbinë, ka ndikim të madh në stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të rajonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!