Republikanët nuk njohin rezultatet, në Georgia do të rinumërohen votat në mënyrë manuale

schedule22:39 - 11 Nëntor, 2020

schedule 22:39 - 11 Nëntor, 2020

Vendi kishte njoftuar edhe më herët se do të bëhej një rinumërim javën e kaluar, duke pasur parasysh sa e ngushtë ka qenë gara.

Ekipi i Trump, që kërkoi edhe rinumërimin me dorë, e ka quajtur këtë një “hap të parë” të rëndësishëm.

Kongresmeni republikan Doug Collins, i cili po drejton përpjekjet e republikanëve në shtet, u tha gazetarëve se ishte një fitore për “integritetin” dhe “transparencën”.

Ndëra, këshilltari ligjor i fushatës Stefan Passantino tha se çdo fletë votimi do të rishikohet në këtë proces. Ai shtoi  se pret që rinumërimi “intensiv” të përfundojë deri në 20 nëntor, afati i vendosur nga shteti.

Zyrtari i zgjedhjeve në Georgia, Gabriel Sterling më herët tha se rinumërimi me siguri do të gjejë “votues të dyfishtë” ose “njerëz që nuk kishin kualifikimet e një votuesi të regjistruar”.

“Kjo do të gjendet. A është 10,353? Nuk ka gjasa,” tha ai, duke iu referuar diferencës së epërsisë së Biden më parë gjatë javës.

Ka edhe një afat tjetër që duhet të mbahet parasysh gjithashtu: 8 Dhjetori, kur rregullat e kolegjit zgjedhor thonë se shtetet duhet të finalizojnë se kush janë të zgjedhurit e tyre. Zgjedhësit do të votojnë në 14 dhjetor. s.b/abcnews.al/