Republikanët kundër Trump: Nuk mund të shtyhen zgjedhjet presidenciale

schedule08:32 - 31 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 31 Korrik, 2020

Disa prej republikanëve kanë hedhur poshtë sugjerimin e Donald Trump për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Drejtuesi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell dhe Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy kanë hedhur poshtë idenë e presidentit amerikan, shkruan BBC.

Senatori McConnell tha se asnjëherë nuk janë shtyrë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk kemi pasur ndonjëherë zgjedhje të paplanifikuara federale. Ne do të gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë përsëri”, ai tha para stacionit lokal Kentucky WNKY.

McCarthy ka pohuar se “Asnjëherë në historinë e zgjedhjeve federale nuk kemi shtyrë ndonjëherë zgjedhjet dhe duhet të ecim përpara me zgjedhjet tona”.

Theksojmë se Trumpi nuk ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet, por kjo mund të aprovohet nga Kongresi. Presidenti pohoi se votimi me postë mund të dërgojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.

Ekzistojnë pak prova për të mbështetur pretendimet e Trump, por ai ka hedhur dyshimet se vonesat e votimit me postë, mund të ndryshojnë fatin e zgjedhjeve presidenciale. Disa shtete të SHBA-ve dëshirojnë ta bëjnë votimin me postë më të lehtë për shkak të shqetësimeve të shëndetit publik mbi pandeminë e koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!