Ministria çeke e Shëndetësisë pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për qytetarët mbi 60 vjeç, si dhe për punëtorët më të rrezikuar si personeli mjekësor, policia, forcat e armatosura dhe brigada e zjarrfikësve.
Ky vendim vjen për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në krahasim me vendet e tjera të Europës Perëndimore. Vendi me 10.7 milionë banorë është një nga më të prekurit nga pandemia gjatë javëve të fundit.
“Është e qartë se Europa po fokusohet në vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19. “Republika Çeke duhet të ndjekë të njëjtën rrugë,” tha Ministri i Shëndetësisë Adam Voitech.
Sipas ministrit çek të Shëndetësisë, dekreti pritet të miratohet javën e ardhshme. Vetëm 59.6% e çekëve janë vaksinuar, krahasuar me një mesatare prej 66.3%, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Normat e vaksinimit kanë shënuar rritje gjatë javëve të fundit pasi qeveria ndaloi të pavaksinuarit të hyjnë në restorante dhe shërbime të tjera që nga nëntori. Megjithatë, protesta ka kundër vaksinimit dhe masave epidemiologjike.
/abcnews.a